Aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin dhe fshehu makinën

Editor
1 Min Read

Ditën e djeshme, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor 65 vjeç, u largua nga vendi i aksidentit dhe fshehu automjetin, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 69-vjeçari.

Gjithashtu, gjendet dhe bllokohet automjeti tip “Nissan” që drejtonte i arrestuari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, si rezultat veprimeve intensive dhe të shpejta hetimore, të kryera për zbardhjen e rrethanave të një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 21.03.2024, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin B. K., 69 vjeç, banues në Berat.

Automjeti tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. H., 65 vjeç, banues në Berat, i cili ditën e sotme humbi jetën në Spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka fshehur automjetin në qytetin e Dimalit.

Policia gjatë kontrolleve, ka gjetur dhe ka bllokuar automjetin e tij tip “Nissan”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *