Nje aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Shkodër.
Një automjet i tonazhit të rëndë ka goditur nga pas një mjet Jaguar dhe ky i fundit është përplasur me një furgon mallrash.
Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se shkak dyshohet mos respektimi i distancave mes automjeteve.
Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.