JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksioni antidrogë në Bërnicë, policia konfiskon marijuanë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

11 kilogramë marihuanë janë kapur në aksionin e Antidrogës në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Në operacionin e koduar “Transferi” është arrestuar një person.

Rasti është konfirmuar për mediat edhe nga policia përmes zëdhënësit Daut Hoxha.

Hoxha tha se droga ishte gjetur i fshehur në një kavanoz.

“Ditë më parë policia i kishte arrestuar dy persona ku ishin konfiskuar edhe një sasi e drogës. Kurse, sot personi i arrestuar supozohet të jetë shitësi. Policia ka arritur ta identifikojë përmes masave taktike operative”, tha Hoxha.

Aksioni është realizuar nga Antidroga në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Scroll to Top