JiL.al - Jeto i Lumtur

Aktivizohen 6 vatra zjarresh gjatë 24 orëve të fundit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjashtë vatra zjarresh janë regjistruar në hapësira të hapura në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit.

Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarr ka pasur në Komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatin Milladinovci në Komunën e Ilindenit, më pas te varrezat e reja në Veles si dhe në Kavadar në lagjen Glishiq.

Zjarret tjera janë regjistruar në Gjevgjeli në deponi në zonë industriale dhe në një vend tjetër “Mërzenski rid”.

Nga QMK bëjnë të ditur se zjarret janë shuar me ndërhyrjen e organeve kompetente

Scroll to Top