Është aktivizuar sërish zjari në fushë e mbetjeve në Vlorë. Sipas raportimeve disa persona i kanë vënë serish flakën landfillit në Shërisht të Vlorës.
Kjo është hera e dytë brenda disa javëve që fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët, ndërsa zjarri i parë ishte aktiv për disa ditë rresht duke shkaktuar ndotje të lartë në zonë.
Policia ende nuk ka arritur të gjejë personat përgjegjës për vënien e zjarrit.