Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka njoftuar qytetarët për një produkt të rrezikshëm që është importuar nga Italia, dy javë pasi e kanë marrë informacion. Në njoftimin e AKU-së bëhet me dije se produkti i rrezikshëm është “Crema di Rizo Conad Bio” g200 (krem orizi biologjik për fëmijë). Pas njoftimit në lidhje me rrezikshmërinë e këtij produkti janë bllokuar nga AKU 40 pako (8kg) nga kremi i orizit.
Ndërkohë që në njoftimpo ashtu bëhet me dije se nga Italia janë importuar gjithsej 80 pako (16 kg) produkt, ndërsa janë bllokuar vetëm gjyma e këtij produkti. Po ashtu theksohet se sasia prej 8 kg e produktit qëndron e bllokuar prej dates 5.12.2024 në mjediset e Operatorit të Biznesit Ushqimor.
Njoftimi i AKU:
Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për të tërhequr vëmendje. Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt për konsumatorin, duke evituar rrezikun e panikut dhe atë të disinformimit të qytetarëve.
Në kuadër të transparencës institucionale dhe komunikimin me publikun informojmë se referuar informacionit të ardhur nga sistemi RASFF më datë 10.12.2024, me temë: “Arsenik inorganik mbi limitin e lejuar në ushqim për fëmijë”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojme se: Në muajt Korrik, Gusht dhe Shtator 2024 janë importuar në total 80 pako, ose 16 kg produkt “Crema di Rizo Conad Bio” g200 (krem orizi biologjik për fëmijë).
Nga vetë Operatori i Biznesit Ushqimor (OBU), i njoftuar nga kompania mëmë, jemi njoftuar në datën 05.12.2024, pra 5 (pesë) ditë përpara njoftimit zyrtar nga sistemi RASFF për tërheqjen e produktit gjendje nga tregu shqiptar dhe afishimin e njoftimit për konsumatorin, të cilët kishin blerë produktin me qëllim kthimin e tij.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me marrjen e njoftimit pasditen e datës 5.12.2024, ka kryer menjëherë kontrollin në subjekt në datën 6.12.2024 duke bllokuar sasinë prej 40 pako (8kg), të tërhequr nga vetë subjekti pasditen e një dite më parë. Gjithashtu, nëpërmjet gjurmueshmerisë u identifikua që produkti ishte shpërndarë vetëm brenda rrjetit të njësive të shitjes së subjektit, i cili njëkohësisht ka kryer edhe njoftimin për konsumatorin për kthimin mbrapsht të produktit.
Po në këtë datë: 6.12.2024 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë njoftimin për konsumatorin në linkun https://aku.gov.al/2024/12/06/njoftim-per-konsumatorin-3/, duke tërhequr vëmendjen blerësve të këtij produkti për mos konsumimin dhe kthimin mbrapsht, në faqen zyrtare të Institucionit me numrin e loteve dhe datat e skadencës përkatëse.
Duke qenë se Njoftimi zyrtar nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF është bërë 5 (pesë) ditë pas njoftimit nga vetë Operatori i Biznesit Ushqimor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar edhe njëherë pas njoftimit zyrtar të RASFF subjektin dhe ka ri-njoftuar konsumatorin në faqen zyrtare të Institucionit, në linkun https://aku.gov.al/rasff/#. Në njoftim e datës 17.12.2024 është dhënë informacion për pamjen e produktit dhe numrin e Lotit, si dhe duke i bërë thirrje konsumatorëve të cilët e kishin blerë produktin dhe e kishin ende gjendje ta kthenin pranë pikave të shitjes së produktit.
Sasia prej 8 kg e produktit qëndron e bllokuar prej dates 5.12.2024 në mjediset e Operatorit të Biznesit Ushqimor, i cili ka detyrim përmbushjen e dispozitave ligjore për asgjësimin, brenda një afati maksimal kohor prej 30 ditësh. Autoriteti Kombetar i Ushqimit ndjek nga afër cdo situatë për garantimin e publikut të gjerë, me synim mos cënimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në vend. Siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët dhe cështje e të gjithëve, ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve që të ndërveprojnë dhe të kenë besim tek institucionet përgjegjëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.