Akuzohen se ngritën ‘fermë’ kanabisi në Maliq: Arrestohen 2 financuesit, 2 të tjerë shpallen në kërkim!

Jil
Jil
3 Min Read

Policia ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi që më pas e shisnin në Greqi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”, u arrestuan dy financuesit e kultivimit, shtetasit Leonard Xhemollari 45 vjeç, banues në Maliq dhe Gentian Muço 48 vjeç, banues në Korçë.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim dy organizatorët e trafikimit, shtetasit Rexhildo Berberi 42 vjeç dhe Abidin Guraj 35 vjeç, të dy banues në Korçë.

“Pas hetimesh të thelluara me metoda proaktive, identifikohen financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq. Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek”, tha policia.

Sipas bluve, dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.

Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj, sipas policisë, janë organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia:

Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;

Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;

Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;

Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.

Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.

Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania