Akuzohet se i ka vendosur lëndë plasëse një magazine

Editor
1 Min Read

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se i ka vendosur lëndë plasëse një magazine në Durrës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Shkafane dhe magazina ishte në pronësi të një 50-vjeçari. Ndërkohë ditën e sotme është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori, 24-vjeçar me iniciale E.B.

Njoftimi i Policisë:

Menjëherë pas njoftimit , rreth orës 23:45, të datës 14.05.2024, se në magazinën në pronësi të shtetasit L. M., 50 vjeç, në fshatin Shkafane, kishte ndodhur një shpërthim (me pasojë vetëm dëme materiale), shërbimet e Postës së Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në fshatin Rrotull. Vijojnë kërkimet për kapjen e tij, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *