Një 26 vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij ndërsa për një 27 vjeçar janë referuar materialet hetimore në Prokurori, ku mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të.
Një 38 vjeçar është proceduar penalisht në gjëndje të lirë pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht një 54 vjeçare.
Bëhet me dije se për veprime të mëtejshme materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka dhunuar një 54-vjeçare, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.