Alarm në vendet fqinje, Task Forcë në Qafë Thanë

Editor
1 Min Read

Në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast me murtajën e kafshëve, por nisur nga situata në vendet fqinje Shërbimi Veterinar në Elbasan ka hartuar një plan masash për të shmangur prekjen e bagëtive nga kjo sëmundje. Një Task Forcë e posaçme është ngritur për të kontrolluar kafshët në pikat kufitare të Qafë Thanës.

Ndërkohë janë ndërmarrë fushata informuese për të njohur fermerët për rrezikun nga kontakti me bagëti të sëmura. Aktualisht ka vatra me sëmundjen e brucelozës në bashkinë e Devollit. Situata po monitorohet nga specialistët e veterinarisë. Veterinerët thonë se mishi që aktualisht po tregtohet në tregjet e vendit është i sigurt.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *