Policia e Kosovës ka bllokuar paraditen e sotme rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Mësohet se ky veprim është ndërmmarë pas informacioneve për një mjet të dyshuar shpërthyes.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti u shpreh se kanë marrë informacion rreth orës 10:30 se një mjet shpërhyes është në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Sipas saj policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen për të menaxhuar situatën.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.