Alarm për bombë në Gjykatën Themelore në Podgoricë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

MAL I ZI- Punonjësit e Gjykatës Themelore në Podgoricë janë duke u evakuuar nga objekti për shkak të një alarmi për bombë. Siç ka mësuar Pobjeda, në shërbimin e gjykatës është dërguar një lajmërim anonim për një bombë, pas së cilës patrullat e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Kërcënimi për bombë u raportua rreth orës 13:00. Në ndërtesën e gjykatës ndodhen skuadra policie për kontroll kundërsabotazhi, ndërsa përballë gjykatës ndodhet edhe një automjet i zjarrfikësve.

Scroll to Top