
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në minierën e Katjelit, në zonën e Prrenjasit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një minator ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një galerie në brendësi të minierës.
Forcat e Policisë dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të nxjerrë trupin e minatorit të bllokuar nën rrënoja. Deri më tani, identiteti i viktimës nuk është bërë publik.