Alphonso Davies ul kërkesat e pagës për të qëndruar te Bayerni

Editor
1 Min Read

Askush nuk e priste një lajm të tillë, por një media serioze në Gjermani si “Sport1” duhet marrë në konsideratë: Alphonso Davies nuk do të largohet nga Bayerni.

Pavarësisht se për të Real Madridi ka shfaqur interes shumë konkret, pa përjashtuar edhe Barcelonën, kanadezi ka vendosur të rinovojë kontratën në “Allianz Arena”.

Kontrata e tij aktuale në Mynih skadon në fund të sezonit dhe mund të largohet, nëse do, me parametra zero më 1 korrik 2025. Ai po joshej muajt e fundit nga oferta e “Los Blancos”.

Gjithsesi, “Sport1” raporton se mbrojtësi i majtë ka ulur kërkesat e tij për pagën dhe bonuset, duke pranuar ofertën që Bayerni i ka bërë muaj më parë.

Pritet që Davies të hedhë firmën para Krishtlindjeve. Ky lajm tregon se Bayerni nuk i lëshon lojtarët për kollaj, por as nuk trembet kur yjet duan paga të larta.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *