Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Mia Marzouk, mori pjesë sot në takimin e organizuar në ambasadën holandeze në Tiranë, për të diskutuar mbi raportimet e fundit të gazetarëve në Shqipëri, të kërcënuar dhe intimiduar vetëm sepse kryejnë detyrën e tyre. Diplomatja Marzouk theksoi se Londra zyrtare mbështet gazetarët në luftën kundër korrupsionit.
“Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Mia Marzouk, mori pjesë sot në takimin e organizuar në ambasadën holandeze në Tiranë, për të diskutuar mbi raportimet e fundit të gazetarëve në Shqipëri, të kërcënuar dhe intimiduar vetëm sepse kryejnë detyrën e tyre. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar qëndron krah gazetarëve, të cilët punojnë për të hedhur dritën e transparencës në jetën publike në Shqipëri, si dhe garantojnë një zë të fortë në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike në Tiranë.
Ambasada britanike në Tiranë mbështet gazetarët
- Editor
- Publikuar 20/03/2024
- 18:58
Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
- Tags: Aktualitet, Ambasada, Tiranë