Amerika hyn në luftë me Iranin, publikohen pamjet e shpërthimit të bombave GBU-57 mbi impiantet bërthamore

Jil
Jil
1 Min Read

IRAN- Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar të publikohen në mediat socialet ndërsa shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme janë rriutr pas përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në luftën me Izraelin.

Videot tregojnë shpërthime në vende strategjike të objekteve bërthamore të Iranit, siç është Fordow. Kompleksi tepër sekret dhe i ruajtur me kujdes, i vendosur pranë qytetit të shenjtë të Qomit, ka qenë një objektiv për Izraelin, pasi besohej të ishte “çelësi” për pasurimin e uraniumit në një nivel që do t’i mundësonte Teheranit të zhvillonte armë bërthamore.

Megjithatë, deri më tani, organet ndërkombëtare, si dhe Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, kanë deklaruar se nuk ka prova që Irani po ndërton armë bërthamore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania