AMP arreston efektivin pas konfliktit fizik me qytetarin

Jil
Jil
1 Min Read

Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi gjatë kryerjes së detyrës në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës në Dibër, dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kryer veprime arbitrare ndaj një qytetari.

“Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova dhe fakte, se punonjësi i policisë, më datë 02.07.2025 rreth orës 01:30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës, është konfliktuar fizikisht dhe ka kryer veprime arbitrare në dëm të shtetasit F.K., banues në Dibër,” thuhet në njoftimin e policisë.

Efektivi i arrestuar është punonjësi i policisë V.A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese dhe Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania