Alibeaj ikën nga grupi i PD, analisti Frrok Çupi zbardh arsyen

Editor
2 Min Read

Analisti Frrok Çupi thotë se Enkelejd Alibeaj, i cili u largua nga Grupi Parlamentar i PD, e ka kuptuar se me Sali Berishën, nuk mund të ketë Parti Demokratike.

Në një intervistë televizive Çupi u shpreh se me Berishën, Partia Demokratike nuk funksionon

“Ka shënuar një herë të parë, brenda PD. Kemi pasur largime, lëvizje, shkelje të betimeve, ky është një moment ndryshe prej të tjerëve, momenti kur një deputet del prej të dyja palëve dhe hyn në mes. I krijon shansin PD, ose një lloj lakmuesi në PD, nëse PD është në gjendje ta pranojë vijën e mesme. Rrezikon mandatin. Vihjet në pikëpyetje nëse në anëtarësi ka demokratë, nëse ka PD që mund të ekzistojë. Por PD pa mendim indipendent, nuk mund të ketë. Ka rrisqe shumë të mëdha. PD ka histori që këta persona, njerëz të pavarur i ka linçuar, gati i kanë çuar në litar, vetëm se nuk kanë mbështetur Sali Berishën. Është braktisje për Bashën, por është mosdakordësi me Berishën. Ai ka kuptuar se çfarë është Sali Berisha. Alibeaj, mesa kuptohet, është shumë i ashpër me sjelljet e tij antikomuniste, por është dhe kundër Sali Berishës, sepse ka kuptuar që nuk mund të ketë PD me Sali Berishën.

Ka një meritë tjetër, e mbajti PD kur Basha mungonte, e mbajti me shpirt nëpër dhëmbë, pa bërë gabime, nuk bëri lëshime në politikën ndaj SHBA. Kjo varet nga personalitetet. PD ka filluar të linçojë indipendenet, menjëherë pas themelimit. Nuk kanë ngelur vlerat. Problemi i PD nuk është as Sali Berisha, nuk ekziston më Sali Berisha, problemi është individualiteti që mungon, dobia ndaj vendit, mea culpa ndaj vendit”, theksoi ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *