‘Ik o pirdhu! Andi Bushati shpërthen dhe largohet nga emisioni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Andi Bushati ka braktisur studion e emisionit “Të Paekspozuarit” teksa po diskutohej lidhur me përgjimet e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK. Në studio ishin të ftuara edhe dy gazetaret Klodiana Lala, Ola Xama dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Teksa Bushati po argumentonte mendimin e tij, fjala i është ndërprerë disa herë nga gazetaret. Kjo ka bërë që ai të përplasë tavolinën në nerva e sipër.

“A ta mbaroj? Nuk flas dot me kor histerik. Ik pirdhu tani. Po ik”, tha Bushati dhe u largua nga studio e emisionit.

Përplasja e plotë:

Andi Bushati: Cfarë më shqetëson mua këtu? Fakti që pavarësisht se çfarë birbo maskarai krimineli është Pëllumb Gjoka, para gjykatës ai dhe SPAK janë palë të barabarta. Si do të ndiheshim ne, kur dy palë të barabarta, njëra nga palët ka të drejtën të përgjojë, të shantazhojë dhe të ndikojë mbi gjykatësit? Që këtu jemi në proces të barabartë? Më duket se jo. Thonë e lejon ligji. E lejon ligji por dëgjova argumentin që thonë për SPAK, GJKKO që kur ka filluar përgjimi e kishte marrë vendimin dhe ai u vonua të zbardhet. Ngre pyetjen…

Klodiana Lala: Nuk thotë këtë SPAK-u…

Andi Bushati: Ky është argumenti publik.

Ola Xama: Atë argumentim kanë te vendimi….

Andi Bushati: Me kore histerikësh nuk flas dot. Kore kineze… Ik, pirdhu! (largohet)

Ylli Rakipi: Bushat…Publicitet të lutem!

Scroll to Top