Angli-Shqipëri, shiten në kohë rekord biletat e tifozëve kuqezi

Editor
1 Min Read

Kombëtarja shqiptare do të ketë mbështetje të madhe ndaj Anglisë, në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, bën me dije se janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë, për sfidën në “Wembley” të Londrës, më 21 Mars.

Për këtë përballje, ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.

Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 Mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al