JiL.al - Jeto i Lumtur

Anulohet linja e tragetit Brindisi – Sarandë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Linja e tragetit Brindisi – Sarandë, e cila ishte njoftuar me pompozitet të madh në prag të sezonit turistik, është anuluar pa dhënë ende arsye zyrtare.

Ky njoftim ka ardhur si një surprizë e pakëndshme për shumë udhëtarë dhe operatorë turistikë që kishin planifikuar udhëtimet e tyre duke u mbështetur në këtë linjë të re trageti.

Kompania që operon linjën ka njoftuar klientët e saj për anulimin e linjës.

“Të dashur pasagjerë, Ju njoftojmë se linja Brindisi-Sarandë-Brindisi është anuluar. Për udhëtime nga Italia propozojmë nisjen Brindisi-Vlorë në orën 12.00 me mbërritje në orën 16.30 ose rimbursim të plotë të biletave. Për kthimet nga Shqipëria, ne propozojmë nisjen Vlorë – Brindisi në orën 23.30 me mbërritje në orën 6.30 të ditës pasardhëse, ose rimbursim të plotë të biletës”, thuhet në njoftim.

Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim tek shumë pasagjerë që kishin prenotuar udhëtimet e tyre dhe kishin bërë planet për pushimet verore. Shumë prej tyre tani duhet të riplanifikojnë udhëtimet e tyre, duke shfrytëzuar linjat alternative ose duke kërkuar rimbursime të biletave.

Anulimi i linjës së tragetit Brindisi – Sarandë vjen në një moment kritik për industrinë e turizmit në Shqipëri. Saranda, një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, kishte shpresuar për një fluks të shtuar turistësh falë kësaj linje të re trageti.

Scroll to Top