Apeli i GJKKO lë në burg Beqajn dhe 6 të tjerë

Editor
4 Min Read

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-ministrin Ilir Beqaj, dhe 6 tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC.

Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë, por togat e zeza nuk ia kanë marrë parasysh kërkesat. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.

Masat aktuale për 7 të akuzuarit janë:

Arrest në burg

1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC

2- Ermal Kurtulaj – Koordinator i projektit EUSAIR

Arrest në shtëpi:

3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landëays International’ –

4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private

5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landways International’

Detyrim paraqitje:

6- Bledar Leka

7- Bjona Zijaj – konsulente financiare

NJOFTIMI I APELIT TE GJKKO Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 07.08.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 29.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e personave nën hetim I.B., E.K., A.N., G.H., E.M., B.L., M.J., B.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024, të kësaj gjykate, për personat nën hetim I.B., E.K., A.N., E.M., B.L. dhe B.Z. 2.Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 77, datë 11.07.2024, të kësaj gjykate, për personin në hetim G.H. 3.Ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim M.J., në këtë mënyrë: -Caktimin ndaj personit nën hetim M.J., të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale; -Urdhërohet personi nën hetim M.J. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12:00; -Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi. 4.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *