Apeli i GJKKO lë në burg Klodian Rrjepajn

Editor
1 Min Read

Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për “Sterilizimin”.

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj. Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë sigurie se “arrest në burg”, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja.

Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për “Sterilizimin”.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për “Mashtrim”.

Organi akuzues kërkoi “arrest në shtëpi” për Marsela Sejrana dhe për Saimir Kadiun, ndërsa masë më lehtësuese u caktua ndaj Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petri Mersini. Disa muaj me vonë, prokuroria e posaçme caktoi “detyrim paraqitje” edhe për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg për dosjen “SASPAC”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *