Apeli i GJKKO lë në qeli Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

Editor
2 Min Read

Tiranë- Apeli i GJKKO-së ka lënë pas hekurave Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të cilët kërkuan lirinë nga qelia. Ata ishin shpallur në kërkim dhe u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës më 25 Janar 2025.

Prokuroria e Posaçme i akuzon si të përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Bushat. Sipas SPAK, Samuel Troshani, Izmir Sakica, dhe Franko Leka në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Bushat.

Ata kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Prendit dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë. Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi dhe se nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve.

Në lidhje me kontrollet, SPAK thotë se janë ushtruar në disa banesa dhe ambiente në qytetin e Shkodrës, të cilat dyshohen se përdoren si baza për strehimin e personave nën hetim ose si vende, ku mund të gjenden prova për vepra penale, të cilat po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al