Apeli i hoqi vulën dhe logon, reagon për herë të parë Lulzim Basha

Editor
2 Min Read

Lulzim Basha thotë se pavarësisht se Apeli i hoqi logon dhe vulën e PD, beteja do të vazhdojë. Në një prononcim para nisjes së takimi me strukturat, Basha u shpreh se beteja nuk bëhet për logo apo për karrige, por për idealet e demokratëve.

Ai tha se nuk komenton vendimin e gjykatës, por u shpreh se do të diskutohet për hapat e mëtejshëm, nëse do të çojnë apo jo në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa i pyetur për mundësinë e krijimi të një force të re politike, Basha nuk dha një përgjigje direkte.

Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.

Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….

Pyetje: Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?


Basha:…të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *