Kodi i ri i prezantuar në versionin më të fundit të sistemit operativ celular të Apple mund ta bëjë më të vështirë si për policinë, ashtu edhe për hajdutët zhbllokimin e iPhone.
Kjo rindezje duket se bëhet pasi iPhone me iOS 18.1 nuk janë shkyçur për një periudhë të caktuar kohe.
Sipas Chris Wade, themeluesi i kompanisë së analizave celulare Corellium, iPhone duket se do të rindizet pas ditës së katërt të tyre në një gjendje të bllokuar.
Matthew Green, një kriptograf dhe asistent profesor në Universitetin Johns Hopkins, e përshkroi këtë si një përmirësim të madh në aspektin e sigurisë që ndoshta nuk shqetëson askënd, megjithëse policia mund të mos pajtohet.