Armando Sadiku i pandalshëm, shënon dy herë

Editor
1 Min Read

Armando Sadiku shënoi dy gola në ndeshjen e sotme që Goa luajti ndaj North Ist Junajtid.

Sulmuesi shqiptar barazoi shifrat në shtesën e pjesës së parë, duke transformuar saktësisht një penallti.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ai u tregua i aftë brenda zonës të lëshonte një gjuajtje të pakapshme për portierin.

Kështu, sulmuesi kaloi në avantazh ekipin e tij që për fat të keq nuk administroi siç duhet rezultatin dhe mbylli ndeshjen në barazim 3-3.

33-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për ekipin indian të Goa-s, me të cilët u bashkua këtë merkato verore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *