Armë nga Kosova për të vrarë në Shqipëri

Editor
1 Min Read

Pas hetimeve disamujore dhe përdorimit të metodave proaktive nën drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Suspend”, duke goditur një rast të rëndë të trafikimit të armëve të zjarrit me destinacion kryeqytetin.

Në pranga ranë dy shtetas kosovarë: Altin Pajaziti, 23 vjeç, Kadri Prushi, 53 vjeç, të dy banues në Kosovë, të cilët dyshohet se trafikonin armë zjarri drejt Shqipërisë me qëllim shitjen për afro 10 000 euro.

Operacioni u zhvillua në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, ku u ndalua automjeti me të cilin po udhëtonin të dy të dyshuarit, raporton noa.al.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 pistoleta dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se ishin destinuar për treg të paligjshëm armësh në Tiranë – me rrezik real për sigurinë publike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al