
Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, dhe të vendoset pushim-zjarri në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare ne enklavë.
Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka folur për tensionet rajonale, lidhjet dypalëshe, raportet me Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.
Ai u takua edhe shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
“Presidenti Erdogan ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit dhe është shprehur se situata ka nevojë që të kthehet në një qetësi afatgjatë. Ai po ashtu kujtoi se kriza humanitare në Gazë sa vjen e rëndohet dhe se atje kërkohet po ashtu në mënyrë urgjente një armëpushim afatgjatë”, thuhet në njoftim.