Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit/ Trump flet pa rezerva: Lufta mund të rinisë, madje shumë shpejt

Jil
Jil
1 Min Read

Presidenti amerikan, Donald Trump në Samitin e NATO-s në Hagë është shprehur me bindje se lufta mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duke theksuar se të dy palët janë “të lodhura dhe të rraskapitura” nga konflikti.

“Unë jam marrë me të dyja palët dhe ata janë të lodhur, të rraskapitur,” deklaroi Trump. “Kanë luftuar shumë ashpër, shumë egërsisht dhe me dhunë. Të dyja palët ishin të kënaqura të ktheheshin në shtëpi dhe të tërhiqeshin.”

Megjithatë, Trump shtoi se ka ende pasiguri për të ardhmen: “Ndoshta një ditë mund të fillojë sërish, ndoshta shumë shpejt.”

Duke komentuar përfundimin e konfliktit, ai theksoi se “lufta ishte shumë e ashpër” dhe pretendoi se ajo përfundoi kur SHBA goditi objektivat bërthamore të Iranit. Ai e quajti këtë ndërhyrje si vendimtare për ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania