
Një i burgosur shqiptar, 34 vjeç, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur nga burgu Dozza në Bolonja.
Policia e burgjeve, ka shpërndarë foto dhe të dhëna personale në të gjitha organet e rendit dhe është në kërkim të tij.
Sipas mediave italiane, shqiptari kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, që i lejon të burgosurit të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative.
34-vjeçari, është arratisur në momentin që do të transferohej nga ndërtesat ku qëndrojnë të burgosurit gjysmë të lirë, të cilat ndodhen jashtë murit rrethues, në godinën qendrore të Dozza-s.