Arratiset nga spitali shqiptari i burgosur në Greqi

Jil
Jil
1 Min Read

Një 28-vjeçar shqiptar i burgosur, është arratisur ditën e sotme nga spitali i Kosturit.

28-vjeçari, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët.

Sipas policisë, bëhet fjalë për person të dënuar për vepra të rënda penale dhe ka dyshime se ka pasur bashkëpunëtorë nga jashtë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore të Kosturit pasi zona është afër me kufirin shqiptaro-grek.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania