Arrestimi i dy politikanëve serbë, protestë në veri të Kosovës

Editor
3 Min Read

Serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë po protestojnë para stacionit policor në këtë komunë, pas arrestimit të dy politikanëve serbë më 8 gusht. Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit. Alleksandar Arsenijeviç dhe Stefan Vellkoviç nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, për pendim të zyrtarëve që po lyenin murin afër afër urës kryesore mbi Ibër.

“Arsenijeviç u arrestua për pengim të një zyrtari gjatë kryerjes së detyrës dhe për mosdëgjimin e urdhrave të policisë. Ne kemi marrë informacionin në jug, prokurori është aty dhe thotë se do të marrë deklaratën e tyre, do të ndiqet procedura normale dhe ata do të lirohen deri në orën 18:00”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për gazetarët në Mitrovicë.

Lidhur me arrestimin e politikanëve serbë ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe. Kjo zyrë tha se ata u arrestuan pasi nuk lejuan që të “përdhoseshin simbolet serbe”.

“Arrestimi i tyre brutal dëshmon se serbët kanë të drejtë të jenë shumë të shqetësuar për sigurinë dhe ekzistencën e tyre në Kosovë, veçmas në dritë të synimit të hapjes së urës mbi Ibër që sot u tregua me arrestimin brutal dhe hakmarrjen, pikërisht pranë urës”, u tha në reagim.

Arrestimi i Arsenijeviçit dhe Vellkoviçit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Para nisjes së debatit, në komunën e Mitrovicës së Veriut shkuan anëtarë të partisë së Arsenijeviçit, që kërkuan nga Elshani të shpjegoi se pse u arrestuan dy anëtarët e kësaj partie. Në debat morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të komunës së Mitrovicës së Veriut, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në të për “shprehur shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.

Qeveria e Kurtit, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafik. Megjithatë, vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky mision ka përsëritur se nuk do të ngurrojë të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal./REL/

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *