Automjeti i ish deputetit Jurgis Cyrbja eshte sekuestruar me urdher te SPAK gjate kontrolleve te kryera ne Durres.
Pas arrestimit, ish deputetit i eshte sekuestruar nga hetuesit edhe telefoni celular.
Nga ana tjeter, pas arrestimit teksa levizte me makine me shoferin e tij, Jurgis Cyrbja eshte mbajtur ne policine e Durresit per disa ore ne pritje per tu transferuar ne Tirane pasi do ti nenshtrohet hetimeve nga SPAK.
Lexo të radhës
Ai akuzohet per tri vepra penale, korrupsion ne zgjedhje, tregim te sekreteve dhe perkrahje e autorit te krimit nderkohe qe nga mesazhet ne SKY Ecc dyshohet se ka bashkepunuar me grupet kriminale ne Durres.
Arrestimi i ish-deputetit Jurgis Cyrbja, policia kryen kontrolle në Shijak, sekuestrohen celularë e makina
Vetem pak ore pas arrestimit të ish-deputetit Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit te dyshuar Ahmet Masha, policia po kryen kontrolle banesash në Shijak.
Ish-deputeti i PS u arrestua këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai ra në pranga në Shijak, ndërsa bashkëpunëtori Ahmet Masha në Rinas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Ndaj ish-deputetit rëndojnë veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal;
“Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, theksohet në informacionin e SPAK.
Ish-deputeti dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se permes mesazheve te shkembyera aty, ka bashkëpunuar me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.