Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar me inicialet K. Sh., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Një 39-vjeçar me inicialet B. P., është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij.
Një 32-vjeçar me inicialet A. K., është arrestuar pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.
Gjithashtu u arrestuan R. B., 44-vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; E. E., 24-vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.