Arrestohen 11 persona gjatë natës në Tiranë

Editor
3 Min Read

Arrestohen 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Policia e kryeqytetit informon se ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin O. Ll., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, dhe i ka kanosur ata me një armë gjahu (me leje), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– M. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi; – D. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit E. K., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi E. Sh., duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike, së bashku me shtetasin E. K., (pasagjer në automjet), në Rrugën e Kavajës, janë konfliktuar me grushte me shtetasin B. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një mjet prerës thikë; – A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 ndaluan shtetasin A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– G. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur; – M. A., 33 vjeç, banues në Hollandë, dhe O. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur. – Më datë 11.05.2024, në një zonë të pyllëzuar në Krrabë, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. Sh., 47 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *