Arrestohen dy persona në Tiranë. Mësohet se është arrestuar 24-vjeçari E.A pasi ishte shpallur në kërkim për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Gjithashtu është arrestuar 32-vjeçari A.K pasi ka kultivuar bimë narkotike. Një 28-vjeçar është arrestuar pasi kishte thyer arrestin shtëpiak.
Me rastet do të merret Prokuroria Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin E. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
– ndaluan shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin P. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.