Arrestohen 3 shqiptarë për kultivim në Spanjë

Editor
2 Min Read

SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 13 shqiptarë për trafik droge. Sipas mediave të huaja banda e shqiptarëve vepronte në disa komuna të provincave të Barcelonës dhe Tarragonës, ndërsa si pasojë e operacionit u sekuestruan 1,397 bimë marijuanë, fidanë dhe 6,885 euro para cash. Gjithashtu bëhet me dije se banda kishte një strukturë të përsosur hierarkike dhe ishte e përkushtuar për kultivimin dhe shpërndarjen e marijuanës.

Në tërësi, plantacionet kishin një kapacitet prodhues prej rreth 2,000 kilogramësh marijuanë, me një vlerë tregu midis 4.5 dhe 5.5 milion. Një nga veçoritë e këtij rrjeti, sipas burimeve të Gardës Civile, është se ata rekrutuan punëtorë në Shqipëri, të cilët më pas u transferuan në Katalonjë dhe u vendosën në shtëpi luksoze në Barcelonë.

Një prej këtyre shtëpive, që ndodhet në pjesën e sipërme të kryeqytetit, shërbeu si pikë ambientimi për anëtarët e rinj, të cilët pasi u stërvitën, ishin të përkushtuar ndaj monitorimit dhe menaxhimit të prodhimeve të përhapura në të gjithë Katalonjën.

Kjo strategji i lejoi organizatës të mbante kontroll të rreptë mbi operacionet e saj dhe të parandalonte vjedhjen e marijuanës, pasi njerëzit që kishin ardhur direkt nga Shqipëria nuk kishin asnjë kontakt me askënd këtu, nuk mund të thoshin se ku ishin plantacionet dhe nuk mund të binin në duart e bandave të tjera për të bashkëpunuar në grabitjet mes trafikantëve të drogës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *