JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohen dy persona, ushtruan dhunë ndaj motrës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Për të njëjtën vepër penale, por këtë herë ndaj ish bashkëshortes, është arrestuar edhe një burrë në Krujë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Scroll to Top