
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të tjerë, pas verifikimeve procedurale që pasuan njoftimet paraprake për shkelje të fshehtësisë së votës.
Në qendrat e votimit të mbuluara nga Komisariatet Nr. 3 dhe Nr. 4, H. D., 57 vjeç, dhe R. L., 28 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e tyre të votimit.
Rastet janë denoncuar nga kryetarët e komisioneve të qendrave përkatëse të votimit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Tiranës lëshoi një komunikat ku u shpreh se është e vendosur të ndërhyjë menjëherë ndaj çdo tentative që cenon integritetin e votës, dhe u bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat zgjedhore për të garantuar një proces të rregullt dhe të ndershëm. /noa.al