Arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni/ Kapet në kufi me armë zjarri të fshehur në makinë

Jil
Jil
2 Min Read

Gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të RSH-së, u zbulua një pistoletë dhe municion luftarak të fshehur brenda mjetit. Policia Kufitare në Morinë ka parandaluar një tentativë për trafikim të armëve zjarri në territorin shqiptar.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar nga Prizreni. Arma, municioni dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale, ndërsa hetimet po vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania