U kap duke vjedhur, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Editor
1 Min Read

Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për vjedhje në zonën e ‘Pino Torinese’. Sipas mediave italiane mësohet se gjatë aksionit të karabinierëve, shqiptari tentoi të arratisej dhe të godiste një nga efektivët, i cili mori disa dëmtime në pjesën e gjymtyrëve. 

Ndërkohë, bashëpunëtorët e shqiptarit arritën të largoheshin nga vendi. Policia tha se i arrestuari ka qenë së bashku me të paktën 3 persona të tjerë, që mundën të iknin në këmbë dhe të humbisnin gjurmët gjatë ndjekjes nëpër shkurret e zonës. 

Gjatë operacionit, në bordin e makinës u gjetën mjete për vjedhje dhe sende të çmuara, sende të vjedhura nga një grabitje e fundit. Karabinierit po vijojnë me kërkimet edhe në ditët në vijim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al