Iu gjetën doza kanabisi gati për shitje, 21-vjeçari bie në prangat

Editor
1 Min Read

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari në Durrës. Mësohet se 21-vjeçarit Jetmen Xhahysa i është gjetur sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje gjatë kontrollit fizik.

Doza e kanabisit është sekuestruar dhe me rastin në fjalë do të merret Prokuroria Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

J. H., 21 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike cannabis të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *