Ishte kthyer në ‘tmerrin’ e dyqaneve, arrestohet i riu shqiptar

Editor
1 Min Read

GREQI- Arrestohet në Greqi i riu shqiptar pasi u kap duke grabitur në një supermarket. Mësohet se 20-vjeçari kishte grabitur shpesh marketet, kioskat apo dyqanet në zonën e Bajronit dhe Pakratiou në shtetin fqinj.

Si pasojë e grabitjeve të njëpasnjëshme ai ishte kthyer në burim frike për dyqanet e zonës. I riu është arrestuar mesditën e djeshme dhe i është caktuar masa arrest me burg për vjedhje të përsëritur.

20-vjeçari shqiptar para se të grabiste, vendoste kapuç të zi për të mbuluar fytyrën, zgjidhte orët e mbrëmjes dhe futej në dyqane me thikë në dorë duke kërcënuar shitësit më qëllim marrjen e shumave të parave.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *