Arrestohet autori i sulmit me armë zjarri në Durrës

Editor
2 Min Read

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në ‘Lagjen 17’, në Durrës, pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve, pasditen e sotme.

Mësohet se një 31 vjeçar ka qëlluar një 70- vjeçar person të moshuar, i cili më pas është dërguar në spital.

Policia ka arrestuar 31- vjeçarin pasi tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me armë një 70-vjeçar,  dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë  reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit  ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin  A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *