JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është vënë në pranga nga polica e Tiranës, djali i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, Nehat Kullës.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se i biri i Nehat Kullës është arrestuar për dhunë në familje. Paraprakisht dyshohet se ka dhunuar njerkën e tij.

Nehat Kulla njihet nga të gjithë si “Gjenerali” i Kinostudios e Tufinës. Ai është i njohur për bandën që kishte krijuar në vitet 1997-1998 dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë. Ky grupim i tij u krijua pas trazirave  të vitit 1997.

Teksa Tirana dhe e gjithë Shqipëria digjej nga lufta civile që po zhvillohej, ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmev e të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “Gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nehat Kulla do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Chevrolet me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Scroll to Top