Arrestohet futbollisti i njohur, legjenda e Arsenalit

Editor
1 Min Read

Legjenda e portës së Arsenalit dhe një ndër gardianët më të mirë që kanë luajtur në Premier League, Jens Lehman është arrestuar nga policia në Mynich, pasi dyshohet se ka ngarë makinën në gjendje të dehur.

Ai fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Mynich të dielën. Gjermani 54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte aromë alkooli, raporton Bild.

Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ish-portieri “nuk ishte më në gjendje të frynte” dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme. Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.

Lehmann është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit. Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400,000 euro nga Gjykata e Qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg.

Një gjykatë gjithashtu e kishte dënuar për shkak se i kishte ikur një pagese të makinën për parking në aeroportin e Mynichut.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *