Arrestohet i riu që kish mbjellë drogë në pyll në Krujë

Jil
Jil
1 Min Read

Një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Krujës, si pjesë e operacioneve intensive kundër trafikut dhe kultivimit të drogës në zonat rurale të vendit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 22 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë një tjetër të ri, M. B., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë. Sipas Policisë, të rinjtë dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kultivuar bimë të llojit cannabis sativa në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Krastë.

Gjatë kontrollit të territorit dhe hetimeve paraprake, u sekuestrua edhe një automjet në pronësi të 22-vjeçarit, që dyshohet se është përdorur për të shkuar dhe për të furnizuar zonën ku ishin kultivuar fidanët e drogës.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila po ndjek veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia e Krujës njofton se do të vijojë kontrollet intensive në të gjithë territo

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al