Arrestohet ish-ministri i njohur i këtij vendi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, është arrestuar mbrëmjen e 31 dhjetorit 2024 për shkelje të vendimit të dhënë nga Gjykata.

Ai ndodhet aktualisht në burgun Rebibbia, pas dënimit me një vit e dhjetë muaj burg në kuadër të hetimeve “Mondo di Mezzo”.

Dënimi i tij ishte konvertuar në punë të detyruar në shërbim të komunitetit, por gjykatësit kanë konstatuar se Alemanno nuk e ka respektuar këtë vendim.

Ish-ministri i Politikave Bujqësore dhe Pyjore, i cili themeloi lëvizjen “Indipendenza”, u shpall fajtor për ndikim të paligjshëm lidhur me pagesa të kompanisë komunale Eur Spa për Salvatore Buzzi dhe Massimo Carminati, dy figura të njohura të botës kriminale romake.

Gjykata e Mbikëqyrjes në Romë kishte miratuar një kërkesë për të kryer shërbime sociale në qendrën “So.Spe.–Solidariteti dhe Shpresa”, e cila ndihmon njerëz në nevojë për t’u integruar në shoqëri.

Megjithatë, Alemanno akuzohet për shkeljen e rregullave të përcaktuara, përfshirë ndalimin për të dalë nga shtëpia para orës 7 të mëngjesit dhe detyrimin për të qëndruar brenda pas orës 21:00, si dhe ndalimin për t’u shoqëruar me persona me precedentë penalë.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top