Arrestohet ‘kukulla’ e vrasjeve me pagesë e Kolumbisë

Editor
2 Min Read

KOLUMBI- Policia kolumbiane ka arrestuar 23-vjeçaren Karen Julieth Ojeda Rodríguez, e njohur për autoritetet lokale si “La Muñeca” ose “Kukulla” në shqip, e cila akuzohet për një sërë vrasjesh që dyshohet se ka kryer në emër të organizatës kriminale Los. de la M. Mes viktimave të saj thuhet se përfshihet edhe ish-partneri i saj, Davy Jesus, i cili u vra korrikun e kaluar në një pritë në zonën e Piedequesta.

Gjithashtu Ojeda Rodriguez, e konsideruar nga disa si vrasësja më e rrezikshme në rajonin e Santander, u arrestua së bashku me dy nga bashkëpunëtorët e saj të dyshuar në një operacion të madh policor. Atyre iu gjetën armë, të cilat u dërguan për analiza balistike. Sipas informacioneve të autoriteteve, 23-vjeçarja kishte nisur të zgjeronte aktivitetin e saj kriminal, duke marrë një rol drejtues në një rrjet vrasësish me pagesë që përhapnin terror në zonë.

Vrasja e ish-partnerit të saj, Davy Jesus, tregon se sa e pamëshirshme ishte 23-vjeçarja. Jesus thuhet se mori një telefonatë nga Ojeda Rodriguez, e cila i kërkoi të takohej për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare. Gjatë përplasjes, dy persona me motor e qëlluan për vdekje, një goditje që dyshohet se e kishte porositur vetë “Kukulla”.

Arrestimi i Ojeda Rodríguez rikthen në plan të parë problemin e rritjes së dhunës në Santander, me kryeqytetin e tij, Bucaramangaqë regjistron mesatarisht një vrasje në çdo tre ditë. Sipas policisë së Bucaramanga, 30 vrasje u regjistruan vetëm në tremujorin e parë të vitit 2024. Këto krime kryhen kryesisht në kontekstin e “larjes së hesapeve” nga bandat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *